spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

“Duke u përgatitur për luftë, e shmangë luftën!”/ Deklaratë bombastike e Nexhmedin Spahiut

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionin Ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Kosovë.

Lidhur me këtë vendim, analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë përgatitja mund ta shmangë luftën.

Tutje, Spahiu ka theksuar se shmangja e luftës dhe evitimi i saj është në interes kombëtar të Kosovës.

“Lufta nuk është interes kombëtar i Kosovë dhe as një kombi të vogël, prandaj duhet bërë përpjekje për me evitu sa më shumë. Nëse thuhet se s’ka me pas luftë e ndjell luftën, nëse e përmend rrezikun e luftën ti e eviton luftën. D.m.th duke u përgatitur për luftë e shmangë luftën. Sigurisht që është një përgjigje e duhur, këtë ka mundur ta bëjë edhe për qëllime elektorale, mua nuk më intereson se çfarë bënë për qëllime elektorale, për mua është e rëndësishme a është ajo në interes kombëtarë të Kosovës, shmangja e luftës evitimi i saj është në interes kombëtar të Kosovës”, ka thënë Spahiu. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit