Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorit për dizajnimin e fluturakeve pa pilot. Ai ka deklaruar se ai i gëzohet më së shumti këtij vendimi.
“Nëse dikush i gëzohet kësaj çfarë ka thënë Qeveria, unë i gëzohem më së shumti nëse flasim sinqerisht’’, tha Lushtaku.
Ai e vlerësoi këtë si një zhvillim të rëndësishëm për forcimin e ushtrisë, duke theksuar nevojën që institucionet të jenë të pajisura me armatim dhe pajisje të nevojshme.
‘’Institucionet duhet të jenë të pajisura me armatim e sende të nevojshme’’, tha ish-komandanti I UCK-së.
Ai po ashtu përmendi se gjatë luftës është tentuar të prodhohet municion, por ka qenë e vështirë në rrethana të tilla.
‘’ Ne gjatë luftës jemi përpjekur të prodhojmë municione, mirëpo ka qenë luftë prapë se prapë’’, përfundoi Lushtaku.