spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Rast i rëndë në Burgun e Dubravës, i burgosuri 20-vjeçar dhunohet seksualisht nga dy të burgosur

Rastet e ngacmimeve, sulmeve e dhunimeve seksuale kanë marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, ku zakonisht viktima janë vajzat e gratë. Mirëpo pre e dhunës seksuale rastis të jenë edhe burrat dhe ngjarje të tilla janë raportuar të kenë ndodhur në burgjet e Kosovës

Kështu dyshohet të ketë ndodhur së fundmi në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku një i burgosur ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga dy të burgosur të tjerë

Burimet kanë bërë me dije se viktima është një i burgosur 20-vjeçar dhe e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në dhomën ku ai ishte caktuar me dy të burgosur të tjerë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e të burgosurit, dy të burgosurit e kanë dhunuar në orët e mbrëmjes, pasi ishte mbyllur dera e dhomë – periudhë kjo që e kanë shfrytëzuar për të abuzuar seksualisht me të.

Pasi Policia është vënë në dijeni, hetuesit policorë kanë intervistuar viktimën, i cili ka rrëfyer gjithë tmerrin që ka përjetuar dhe më pas i njëjti është dërguar për ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Lidhur me rastin, deri më tash nuk është intervistuar asnjë i burgosur si i dyshuar, ndonëse viktima ka përmendur dy emra (emra të njohur për redaksinë), që pritet të konfirmohen tutje.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’ dhe do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Kujtojmë se raste të tilla, por edhe incidente të tjera në qendrat korrektuese, po shpërfaqin (pa)sigurinë në burgje. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit