spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Saranda Musliu takoi shefin e Delegacionit të Parlamentit Evropian Dr. Davor Ivo Stier

Kryetarja e degës së LDK-së në Bayern, Saranda Musliu ka takuar sot shefin e Delegacionit të Parlamentit Evropian Dr. Davor Ivo Stier.

Musliu gjatë takimit ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të tij dhe të Parlamentit Evropian për Kosovën.

Ajo theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të siguruar rezultate pozitive në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Postimi i plotë:

Sot ishte një ditë e veçantë në Parlamentin Evropian, Strasburg, ku pata nderin të zhvilloj një bashkëbisedim të frytshëm me Dr. Davor Ivo Stier, Shefin e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

Gjatë takimit, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të tij dhe të Parlamentit Evropian për Kosovën. Diskutuam për kontributin që kanë dhënë në njohjen e pavarësisë së Kosovës, mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe fuqizimin e integritetit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Theksova gjithashtu rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të siguruar rezultate pozitive në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Poashtu, Dr. Stier nënvizoi rolin e rëndësishëm të Kosovës në Evropë dhe mbështetjen për rrugën tonë të integrimit. U thekesua që Kosova i përket familjes evropiane, por njëkohësisht nënvizuam domosdoshmërinë e një pune të përbashkët dhe të vazhdueshme për arritjen e plotë të këtij qëllimi.

Jam mirënjohës për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të miqve tanë evropianë, që ndihmojnë Kosovën të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar në përmbushëjen e  aspiratave  evropiane.

🇪🇺🇽🇰

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit