spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Rasti i lajmeve të Slobodna Bosnjes, AKI-ja dhe Rilind Gërvalla – reagon profesori Avni Islami

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, ka reguar pas kritikave të vazhdueshme që po bëhen në drejtim të drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvallës, shkruan GazetaKosov.net

Islami përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se rasti i Slobodna Bosnejs ku përfshihet AKI-ja nga Rilind Gërvalla është një gabim, por sipas tij, Gërvalla e ka pranuar gabimin në mënyrë njerëzore, megjithatë Islami shton se, Rilindi po akuzohet edhe për keqmenaxhimtë RTK-së, kus htons e këto po duken si një fushatë për të dëmtuar integritetin e tij dhe për të goditur pushtetin.

Reagimi i plotë:

Me shkas,

Prej kohësh, drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, është bërë objekt i kritikave të vazhdueshme nga figura të ndryshme mediatike, të cilat e akuzojnë për publikimin e lajmeve të rreme.

Rasti me lajmet e Slobodna Bosnjes, ku përfshihet edhe implikimi i AKI-së nga Rilind Gërvalla, është padyshim një gabim. Megjithatë, Rilindi e ka pranuar këtë gabim në mënyrën më njerëzore, duke theksuar se ai ka ndodhur për shkak të presionit të madh mediatik.

Përveç kësaj, Rilindi po akuzohet edhe për keqmenaxhim në televizion, por këto akuza duken si pjesë e një fushate për të dëmtuar integritetin e tij dhe, njëkohësisht, për të goditur pushtetin, pa u mbështetur në fakte konkrete.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit