spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Kurti jep lajmin e mirë: ​Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeverisja e tij ka treguar që mbrojtja ka qenë ndër prioritet kryesore.

Në mbledhjen e qeverisë, ai tha se do ta themelojnë komisionin ndërministror me qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave lidhur me hapjen e fabrikës dhe prodhimit të municionit.

“Qeveria jonë ka treguar që mbrojtja ka qenë ndër prioritet tona kryesore dhe kjo është dëshmuar në vazhdimësi, si me numrin e ushtarëve të dyfishuar si me buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes që është treshifuar, si me trajnimin e oficerëve jashtë vendit që është katërfishuar, si me investimet në armatim që jabë shumëfishuar”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se do të themelohet komisioni ndërministror për vlerësimin e nisjes së procedurave lidhur me hapjen e fabrikës dhe prodhimit të municionit.

“Këtë ditë të rëndësishme për ushtrinë tonë po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm që porsa e nënshkrova dhe me një hap të domosdoshëm besoj për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Do ta themelojmë komisionin ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave lidhur me hapjen e fabrikës dhe prodhimit të municionit dhe për laboratorë mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot mbi territorin e Kosovës”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit