spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

“Unë doja t’i thyshim kokën i her, pastaj të mbyllej”/ Zbardhen bisedat e plota, si gjyqtarja kërkoi “eliminimin” e Saimir Kodrës

Zbardhen detajet e plota se si gjyqtarja Pajtime Fetah pajtoi grupet kriminale për të goditur gazetarin Saimir Kodra. Dje u tha se ajo kishte folur me Suel Çelën (Marjus Lulaj), pasi Kodra kishte trajtuar një rast te emisioni “Stop” për gjyqtaren. Por “Pamfleti” ka siguruar dosjen e plotë. Në bisedat mes tyre duket sesi gjyqësori është i lidhur me bandat.

  • Pjesë nga dosja e SPAK

Më datë 27.02.2020 ora 13:38 shtetasi Klaus Matishi komunikon me përdoruesin e SkyECC SRLNLI të cilit i shprehet që të iki shpejt tja japi telefonin Megit sepse kërkon Marjus Lulaj të flasë me mamin e saj shtetasen Pajtime Fetah. “…Ik shpejt ipi meg tel….Se e do mami sssjt. …Po te pret te lok…”. Në orën 13:59 Megi i shkruan “… zemer…se eshte ne gjyq.cka shkrujt shoku mduket…po pres te mbaroje gjyqin…”. Në vazhdimësi Megi i tregon që e ka takuar vetëm 2 minuta mamin dhe kishte mësuar që kishte ardhur avokati i “atyre” (dyshohet se i referohet Ardjan Çopja dhe lidhjeve të tij), avokat Aldo Shkëmbi dhe i ka thënë mamit që do të të nxjerr tek emisioni STOP bashkë me një person që i drejtohen me emrin Rezarta. “…tha ge ka ardh av i atyre… aldo shkembi… ik thene qe do te nxjerrin te stopi… me rezarten… nje prokuror… se di mire… dhe sec i ka thene nje gje… rezarta ime e shkolles… k pas mami gjyq ka dhene doreheqjen per shkakun tim qe punoj me rez…” Klausi i shkruan “…Ka ber presion aldo?..” Dhe Megi i përgjigjet, “…jo presion… po kjo tha mu duk fiks presion nga capet… se sol kisha gjyqin tha… ai i kishte thene une mashe jam… besoj une per kte gje do ti thote shokut… …ai tha eshte fiks presion i capeve se clidhje ka ai te vinte sot kastile ktu per tme thene kte. mos i thone psh bej kte qe te mos te nxjerri? ja ta marim vesh me voen se di..”. Klaus Matishi i shkruan, “… Aldo e mbyshi kupen…Esht presion…”.

Në orën 16:41, Marjus Lulaj komunikon me SkyECC SRLNL1, përdoruese e këtij Sky ECC dyshohet se është shtetasja Pajtime Fetah të cilës i shkruan “…pershendetje…me faten flas??”, “si te kam…cesht ajo fjal me shqecoke ti…si esh puna… un te them drejten ty as mos e diskuto…mos ja kishe then as kte por momenti se ke analizu tamam se qellimi ky ishte ta haje presjonin…mir qe e di qe je loder…po kujdes ti thoje se mos shkon te raviku…po sepse qellimi ky ishte…un e njof artin…edhe…ca ka aty kur ti sje pjes e ati procesi…po esh apsurde as stopi ska ca thote…je nvete…pse po kafe ti me nje petagog…apo pse ke miqsi…ata e din situaten ne cilen mdodhesh ti…dhe kan menduar qe ne kte form mund te kompromentojn”, ti mendon se ka gje kompromentuse te kto vendimet e tua??…nje gje te kesh te sigurt…nuk shikoj asgje per tu shqetsu… 100% ajo qe folem me siper…as merak mos ke hic…me kismet po e mbyll gjygjin aty un shpejt…do merem me sajmirin me e pakta do e mbyllim mos meret me kurr me ty…ta flas pa arrdh un pra me stopin per ta mbyll mos meren me me ty??…un kisha qef ta takoja vet sajmirin personalisht ne menyr miqsore kuptohet qe disa llafe do ja them…ca sikleti…po te pys ty ta flas?…se un doja ti thyshim koken i her pastaj te mbyllej…”. Nga konteksti i bisedës dyshohet së në këtë rast është gjyqtarja Pajtime Fetah e cila kërkon ndihmë nga Marjus Lulaj, nga konteksi i përgjithshëm dyshohet se shqetësimi i Pajtime Fetah në lidhje me denconcimet e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan me drejtues Saimir Kodra për shkelje proceduriale apo shkelje të tjera të gjyqtares në vendimarrjet e saj. Marjus Lulaj dyshohet se merr përsipër se do të komunikojë më qëllim që emisioni Stop të ndalojë denoncimet publike ndaj saj, këtë sipërmarrje Marjus Lulaj e vendos dhe në terma kërcenues ndaj jetës dhe shëndetit të Saimir Kodra.

Pas kësaj bisede Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i shkruan “…e dija qe kishe lidhje me gjygjin e tenjes…ose per ceshtjen time qe ajo esh e zgjidhme…pallaver per ti ba presjon…kan ba intrrig me stopin…lene i her sa ta regulloi punen me stopin…”. Marjus Lulaj i lidh denoncimet e emisonit Stop me procesin gjyqësor të shtetasit Astrit Sinanaj ose të tijat, dhe pretendon se do të ndërmjetësojë që emisoni Stop të mos vijojë me denoncimet ndaj saj.

Në orën 17:42 shtetasi Klaus Matishi komunikon me Megi Fetah e cila i dërgon bisedën e plotë të kryer ndërmjet Marjus Lulaj dhe Pajtime Fetah. Bisedë e përshkruar si më poshtë:

Pajtime Fetah“pershendetje”. “te shqetesoj?”.

Marjus Lulaj-“pershendetje”. “jo fare”. “me faten flas??”

Pajtime Fetah-“hahahahaah dora vete”

Marjus Lulaj-“ahhahaah”. “si je”. “si te kam”. “cesht ajo fjal me shqecoke ti”.

Pajtime Fetah-“mire o yll”. “mire kemi qene”. “po sot pata nje shqetesim”.

Marjus Lulaj-“shyqyr mir qofshi gjithmon”. “po me thuaj”. “si esh puna”.

Pajtime Fetah-“si fillim gjyqi sot shkoi mire”.

Marjus Lulaj-“ehe”.

Pajtime Fetah-“por 10 min perpara gjyqit pata nje incident”. “te lutem analizoje pak me vemendje”.

Marjus Lulaj-“cfar”.

Pajtime Fetah-“si mund te jete puna”.

Marjus Lulaj-“po”. “un te them drejten ty as mos e diskuto”.

Pajtime Fetah-“10 min para gjyqit vjen nje av ne favor te atij qenit qe u lirua”. “aldo”.

Marjus Lulaj-“po”.

Pajtime Fetah-“une e di qe me thua te drejten, por dua mendje nga ty sepse ne kete fushe je me i afte per analize situatash te tilla haha”.

Marjus Lulaj-“hahahaha”. “po me thuaj”.

Pajtime Fetah-“dhe me tha ke nje video qe shume shpejt keto dite do e nxjerri stopi dhe eshte fjala qe je takuar me rezarten qe eshte nje mikja ime duke pire une kafe”. “rezarta eshte dhe pedagoge ne universitet”. “dhe ke dhene nje vendim ne favor te saj para ca kohesh”. “per mua ska asnje material kompromentues pasi une kam dhene dhe doreheqjen nga dosja, dhe cfardo te japin ata une jam ne rregull e paster” “por me tha qe prokuroria ka bere gati flete arrestet me qellim o per mua o per rezarten sepse stopi eshte lidhur me prokurorine”. “dhe qellimi tha eshte ky: qazimi e ka konkurente rezarten per imelden te fakulteti sepse jane zgjedhjet, dhe duke luftuar rezarten luftohesh dhe ti”.

Marjus Lulaj-“pallavra”. “e beson ti kte prrall”.

Pajtime Fetah-“jooo nuk e besoj”.

Marjus Lulaj-“ke me”. “qe te them mendimin?”

Pajtime Fetah-“si mund te jete inisiator ai kur dhe une dhe rezarta jemi miq te atij”. “prit”. Marjus Lulaj-“ska shanc zero”. “po”.

Pajtime Fetah-“pasi me tha kete, i thash per cfare ke ardhur ketu ta thuash kete fjale pikerisht tani?”. “ku e ke marre kete info kaq te hollesishem?”. “crendesi ka me tha, thjesht te dua te miren qe po te them”.

Marjus Lulaj -“hahaha”.

Pajtime Fetah-“dhe une i thash cila eshte e mira ime ne kete info? mos eshte gjobe? presion? si la marr une kete?” “meqe ti di kete info thuji ta mbyllin te mos e nxjerrin meqe je kaq i afert” “dhe me tha ti ske bere cfare te kane thene, por se e kishte fjalen per stopin apo per keta gent ketu nuk e di”. “me tha une jam mashe”.

Marjus Lulaj: “Do merem me sajmirin me e pakta do e mbyllim mos meret me kurr me ty”.

Pajtime Fetah-“me menyrat e tua me mjetet e tua, mund te marresh ndonje info ose te parandalosh ndonje gje? une jam e sigurte qe skam asgje kompromentuese, por derisa te zgjidhet muhabeti stopit mos me fusin ndonje pezullim tjeter”. “sepse pak shkak po duan per gjyqtaret dhe direkt pezullim”.

Marjus Lulaj-“ta flas pa arrdh un pra me stopin per ta mbyll mos meren me me ty??”.

Pajtime Fetah-“nese mundesh, pa u vene ne siklet e ne veshtiresi”.

Marjus Lulaj-“un kisha qef ta takoja vet sajmirin personalisht ne menyr miqsore kuptohet qe disa llafe do ja them”.

Marjus Lulaj-“ca sikleti”.

Pajtime Fetah-“haahahah”.

Marjus Lulaj-“po te pys ty ta flas?”.

Pajtime Fetah-“megjithate une nuk dua as te te ve ne pozite as ne siklet, as te konsumohesh qe lani”.

Marjus Lulaj-“se un doja ti thyshim koken i her pastaj te mbyllej”. “mos ma thuaj kte”.

Pajtime Fetah-“se di as vete cfare duhet bere, prandaj doja te flisja me ty”.

Marjus Lulaj-“me len dy dit koh”. “un do te bi haber te flasim prap”. “esht pallaver”. “shikoje kush erdhi e dha kte info”.

Pajtime Fetah-“per momentin vetem nje fjale dua qe te ndalen”. “asgje me shume”.

Marjus Lulaj-“dakort per dy dit mendoj qe esht bisedu”.

Pajtime Fetah-“faleminderit shuume”.

Marjus Lulaj-“mos me thuaj falimderit”. “e kam detyrim.”.

Pajtime Fetah-“une doja te flisja me ty pa asnje ide te qarte se cfare doja, por te tregoja nje forme presioni qe po me behet dhe ti merr vesh me shume”.

Marjus Lulaj-“rri e qet nuk je vetem”.

Pajtime Fetah-“une te kam shume xhan”. “ti je si engjell mbrojtes”.

Marjus Lulaj-“kjo esht e paster per te fut nborxh”. “ahahaha”.

Pajtime Fetah-“me bere per te qare”. “te kam shume shume xhan”. Marjus Lulaj-“edhe une”. “rri super e qet”.

Pajtime Fetah-“une te kam ty”.

Në orën 18:30 Marjus Lulaj ka komunikuar me përdoruesin e Sky ECC ***7B0, me të cilin dyshohet se zhvillon një bisedë në lidhje me gjyqtaren Pajtime Fetah të cilën e konsideron mikeshë të tij, të cilën sipas Marjus Lulaj po e sulmon mediatikisht Saimir Kodra, drejtues i emisionit investigativ “Stop”. Marjus Lulaj rikonfirmon se i ka djegur banesën prindërve të tij, fakt për të cilin Saimir Kodra nuk ka dijeni se kush e ka kryer, për këtë qëllim i shkruan “…te kam tregu per ate mikeshen qe kam elbasan ate gjygitaren…e sulmon shum ai sajmiri stopit…a gjejm dot anen atit edhe nese duhet kafja ja jap un sa te doi vetem mos e ngacmoi me ate…sa lek te doj po ja jap…me shkrujti sot ajo ma kerkoi aman me tha se me ka nxi jeten….mir shoku shikoje vet…qe mos deshtojm…un ja dogja i her shpin e pleqve ati kurves…per kte pun…por ai se di kte…nga i erdhi…”.

Më datë 29.02.2020, Marjus Lulaj komunikon me përdoruesin e SkyECC ***7B0, të cilit i kërkon sërish ndihmë për të ndikuar tek shtetasi Saimir Kodra, drejtues i emisionit investigativ “Stop”, të cilit do t’i ofrojë para në këmbim që të mos vijonte denoncimet publike të gjyqtares Pajtime Fetah.”… thash po ta kujtoj per ate qorrin e stopit…ok shoku….sa lek te doi…per page…po zdesh pastaj pith robve…po ashtu mendoj dhe un…po halla halla i mer koka er…mir shoku…po mir do ishte te flitej sa me shpejt…pajtime fetahu…page thuj…mos meret me me ale…”

Më datë 01.03.2020, ne orën 15:51 Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i kërkon t’i dërgojë telefonin shtetases Pajtime Fetah “…coj pak telefonin fates…du te flas un sa me shpejt…”.

Në orën 17.04 Klaus Matishi i shkruan përdoruesit të SkyECC SRLNLI duke e bërë me dije që po vjen Megi Fetah dhe jepi telefonin. Në orën 17:13 telefonin e ka në përdorim Megi Fetah dhe Klaus i shkruan që ti shkruaj “shokut” (Marjus Lulaj) që të flasë me mamin. Gjithashtu e porosit që mbasi të kryejnë komunikimin ato, tja dërgoj bisedën që kanë bërë.

Në vazhdimësi Marjus Lulaj komunikon me SkyECC SRLNLI, përdoruese e këtij Sky ECC në atë çast dyshohet se është shtetasja Pajtime Fetah. Nga konteksi i bisedës dyshohet se Marjus Lulaj është në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Në lidhje me këtë proces dyshohet se ai përpiqet të ndikojë në vendimmarjen e gjykatës në favor te tij. Në këtë përpjekje dyshohet se i bashkohet dhe gjyqtarja Pajtime Fetah e cila dyshohet se këshillon për veprimet dhe takimet që duhen kryer me kryetarin e gjykatës dhe prokurorin e çështjes, Marjus Lulaj nuk harron t’i kujtojë Pajtime Fetah se brenda javës do të realizohet takimi me Saimir Kodrën. Biseda e përftuar përsa më sipër është si vijon “…ai tomi na e prishi pak terezin…nuk e ben…do japi dorheqjen…tani neser do te takoj av blerina ty ta ndan tamam 100%…se po hehet dhe nje bised sonte…te shpjegojj pak si e kemi memduar ne…e nuk e di kte por duhet ta marri enkeleda…ne menduam qe tja kthej prokurorit me detyra…te pyetet konkretisht pala e demtuar…enkeleda e ben dhe ne kte menyr…por ne e menduam keshtu per te miren e te gjithve, “qe tja mar ridvani deshmin ati normalisht ne prezenc te avokatit se e bem si me the ti i vum avokatin ton te demtuarit vum altin agon e bisedum jan kopsit kto levizje…tja lej me afat ridvanit brenda dy javesh…tja lej me afat gjykata mkupton….ska ku e lun topin se e menduam dhe kte ne…po mir bisedoje shpjegoje…dhe deshmia 2016 thuaj tomit…nuk ekziston e kan saju…sepse ne e therritem te demtuarin na tha nuk ben vaki ta kem them esht e sajume…tani me sajmirin brenda ksaj jave behet takimi….neser me dark kthehet ne shqipri personi qe do flasi…nuk esht budalla ai mos degjoi…rri pa merak…ne nje menyr apo tjeter do ta bindim…spo i kerkojm gje pleres…me pyet marjo…pse smund te jet miranda te gjygji im?!…”.

Nga verifikimet e kryera rezulton se Marjus Lulaj në bisedën me gjyqtaren Pajtime Fetah i referohet procesit gjyqësor në Gjykatën e Shkalles se Parë Elbasan, proces në të cilin janë marrë të pandehur shtetasit Marjus Lulaj dhe Endri Çopja, ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin nr.475 dt 11.06.2019 kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe “Heqjes së paligjshme të lirisë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278/2dhe 110/2 të K.Penal. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit