Gjesti ka bërë “lëmsh” rrjetin duke deklaruar se do të ndajë një sekret që përfshin atë dhe Xhenetën.
Sekreti, siç thotë Gjesti, ka të bëjë me diçka që ka ndodhur brenda, ose që e ka marrë atë informacion brenda.
“Çfarë lajmi ka me dhënë, bombardim ka me bo, veç po këqyri qysh po sillesh këto ditë. Ka me e thënë s’kam qare pa e thënë. Na dy e kemi sekret atë. Ja kemi me u bo horë dytë”, i thoshte ai Xhenetës.
Teksa Xheneta i kërkonte sqarim dhe arsye për këtë.
“E prish çdo send nëse është ajo që po mendoj, është shumë keq. Kjo që po e bën ti është kërcënim me shantazh. Ti po më shantazhon mua. Kjo që po bën ti, është shantazh.
Gjesti më pas i thoshte që është diçka që e përfshin Xhenetën brenda dhe jo jashtë.
“Çka ka të bëjë me ty jashtë, kurrë s’e bëj. Ama për brenda e kam një shumë të fortë”, vazhdonte Gjesti.
Më pas ajo reagoi e indinjuar nga fjalët që ai thoshte.
“Në qoftë se është ajo që po mendoj, ti me mua e kryen përfundimisht”, ia ktheu Xheneta.
Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por duket se kërcënimi i banorit e ka zemëruar shumë Xhenetën.