spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Kurti: Kosova është një prej liderëve në rajon për shërbimet e internetit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), bashkë edhe me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, dhe ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media njofton se në adresimin e tij para të pranishmëve, kryeministri veçoi se kjo është një ditë për të reflektuar mbi rrugëtimin e ARKEP-it, dhe për të festuar sukseset që janë arritur në avancimin e fushës së komunikimeve elektronike e shërbimeve postare, të cilat i rregullon ky rregullator.

“Sot Kosova është një prej liderëve në rajon për shërbimet e internetit brezgjërë. Edhe në telefoninë mobile, përkatësisht 4G e 5G, edhe në lokacione fikse, pra, në amvisëritë e në bizneset tona. Shërbimet postare në Kosovë kanë njohur hov të lartë të zhvillimit, shpejtësi, kudondodhje dhe cilësi”, theksoi ai.

Kryeministri tha edhe se ARKEP-i ka luajtur një rol kyç në transformimin e komunikimeve elektronike e postare në vendin tonë. Me këtë rast, kryeministri veçoi disa nga arritjet më të spikatura të viteve të fundit.

 “Me rimëkëmbjen e operatorit publik dhe kujdesin e veçantë për aplikim të teknologjive të sigurta e me origjinë nga vende mike, si Qeveri i kemi dhënë sinjale të qarta dhe pozitive këtij sektori. Të dy operatorët e telefonisë mobile po e zgjerojnë shtrirjen e rrjetit të shërbimeve 5G, përfshirë këtu edhe veriun e vendit tonë. Të dy këta bashkë, me shërbimet e tyre, do të jenë të dobishëm për publikun, qytetarët, bizneset dhe institucionet e Kosovës”, shtoi kryeministri, duke theksuar se Kosova e ka përqindjen më të lartë të shtrirjes së rrjetit dhe penetrimit të shërbimeve të internetit në amvisëri e biznese.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim nga ekipi i ARKEP-it e deri te profesionistët e palodhur, zyrtarët, administratën, Ministrinë e Ekonomisë, dhe partnerët tanë zhvillimorë. “Falë vizionit pasionant dhe punës suaj të pandalshme, sot mund të themi se Kosova është duke u bërë një rast suksesi në sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit