spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Vdes 112-vjeçari që mbante rekordin si njeriu më i vjetër në botë

Ka vdekur në moshën 112-vjeçare John Alfred Tinniswood, njeriu më i vjetër në botë.

Ai vdiq të hënën në shtëpinë e kujdesit në Southport ku jetonte.Ai u bë njeriu më i vjetër i gjallë në botë në prill të këtij viti, kur Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare.

Familja e tij tha se dita e fundit e Tinniswood ishte “i rrethuar nga muzika dhe dashuria”.

Tinniswood, i cili lindi në të njëjtin vit që u mbyt Titaniku, më 26 gusht 1912, u bë njeriu më i vjetër i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2020, raporton BBC.

Ai u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në prill të 2024.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit