spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Krerët e UÇK-së në Hagë u shkruajnë letër gjyqtarëve, kjo është kërkesa e tyre

Mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, në emër të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare e kosovës, kanë kërkuar nga gjyqtarët e rastit të mos ia mbajnë anën Prokurorisë, por të jenë të paanshëm në zbardhjen e së vërtetës.

Pyetjet e gjyqtarëve ndaj dëshmitarëve në rastin e krerëve të UÇK-së, kanë alarmuar avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Me një letër të unifikuar, mbrojtja e ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë ngritur alarmin, duke kërkuar nga gjyqtarët e rastit të mos ia mbajnë anën e Prokurorisë.

Në letër thuhet se pyetjet e gjyqtarëve po e shtyjnë përpara rastin e Prokurorisë, dhe nuk po e sfidojnë të vërtetën.

Sipas avokatëve, ata po paragjykohen nga gjyqtarët e rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit