Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse sipas tij “shumë procese kanë probleme ligjore”.
Ramadani tha se ministri i Bujqësisë Faton Peci aludon se raportimet për dhënien e granteve kanë rrjedhë “nga një fushatë e kolegëve të tij si shkak i xhelozisë”.
“Qeveria sot ka panik ligjore për shkak të shumë proceseve që kanë probleme ligjore, mendoj që Peci e kam pa vetë me një intervistë tjetër njëfarë forme ka aludu që krejt kjo gjoja ‘fushatë’ ndaj tij është e nisur prej kolegëve të tjerë në qeveri që kanë do xhelozi etj. Pra që kallxon një lloj komunikimi goxha të keq midis pjesëtarëve të Qeverisë, përkatësisht edhe ministrave”, tha Ramadani.
“Bindja jem është që kryeministri është me një situatë që duhet me lutë e me marrë me të mirë ekipin e vet të cilin e ka mbrojtë deri tash”, tha Ramadani.