spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, ka thënë se doracaku për edukim seksual ka qenë kancer i familjes tradicionale.

Rrahmani nga “Lista Familja”, tha se ndër tjerash se ka qenë fitore tërheqja e këtyre doracakëve.

“Doracaku ka qenë kancer i familjes shqiptare dhe gjitha komuniteteve tjera”, ka thënë ai.

Më tutje, Rrahmani ka thënë se pushtetet e kaluara kanë shtyrë këto agjenda për shkak të servilizimit, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosja thotë se i ka bindje ideologjike që i beson.

“Kjo është një agjendë që ka nisur moti dhe pushtetet e kaluara e kanë pasur nga servilizmi ndaj këtyre agjendave, por duke qenë pjesë e këtij pushteti për katër vjet unë e kam kuptu që kjo është agjendë ideologjike e këtij pushteti që i beson këto vlera”, ka thënë Rrahmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit