spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Jack Smith rrëzon akuzat ndaj Trump, pushohet çështja ndaj ish presidentit të zgjedhur

Prokurori i posaçëm, Jack Smith ka paraqitur një mocion për të hequr të katër akuzat për krime kundër presidentit amerikan të zgjedhur Donald Trump në lidhje me përpjekjen e tij për të përmbysur zgjedhjet e tij presidenciale të vitit 2020 në prag të sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kapitolin e SHBA.

Në dokumentet e reja të paraqitura të hënën, Smith shprehet se çështja duhet të mbyllet për shkak të politikës së Departamentit të Drejtësisë, që ndalon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

“Pozicioni i Departamentit ( të Drejtësisë) është se Kushtetuta kërkon që kjo çështje të pushohet përpara se i pandehuri të inaugurohet,” shkroi Smith në një dosje prej gjashtë faqesh.

Kërkesa për të pushuar çështjen e përmbysjes së zgjedhjeve të Trumpit shënon fundin e një sage të gjatë ligjore pasi Smith iu desh të rikthejë akuzat kundër presidentit bazuar në një vendim të Gjykatës së Lartë që zbuloi se Trump kishte imunitet të pjesshëm ndaj ndjekjes penale.

Jack Smith është parë si prokuror politik i cili kishte sabotuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë e cila është negociuar nga administrata Trump.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit