Drita ka shënuar fitore të madhe ndaj Llapit, në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilanasit kanë triumfuar me përmbysje me rezultat 3-1.Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Llapit, me Blend Baftiun i cili zhbllokoi sfidën.
Megjithatë, me të nisur pjesa e dytë, ‘bardhekaltrit’ bënë përmbysje të madhe duke i realizuar tre gola të njëpasnjëshëm, me një protagonist të vetëm. Albert Dabiqaj realizoi hat-trick në këtë duel në 45 minutat e dyta, duke ia sjellë klubit të tij tre pikë të mëdha.
Me këtë fitore, Drita tani forcon kreun e tabelës, duke qëndruar si lider me 5+ pikë nga përcjellësi i dytë që është Ballkani.
Llapi ndërkohë vazhdon me serinë negative të rezultateve, duke mos fituar tani asnjërën nga 7 ndeshjet e fundit të Superligës, duke u ndodhur në zonën e barazhit tashmë me 16 pikë.
Në xhiron e radhës, Drita i shkon Ballkani në Suharekë, kurse Llapi pret në shtëpi Ferizaj.