spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Audioinçizimi i Rilind Gërvallës, Selmanaj: RTK dhe AKI duke i shërbyer lojërave të Kurtit, shtetin vegël

Pas publikimit të audioinçizmit ku Drejtori i RTK-së i caktuar nga Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, e bën AKI-në adresë të lajmit të rremë ndaj Nacionales dhe Periskopit, ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për Selmanaj kjo përkthehet në “dëshmi” se shteti kosovar është kthyer në “vegël të pushtetit, pa u respektuar asnjë kufi institucional”.

Postimi i Selmanajt:

Sot na u shpërfaq një skenë absurde:

RTK-ja dhe AKI-ja, dy institucione që s’kanë lidhje fare me njëra-tjetrën, duke bashkëpunuar për t’i shërbyer lojërave politike të Albin Kurtit.

Kjo është dëshmi se shteti është kthyer në vegël të pushtetit, pa respektuar asnjë kufi institucional.

Shantazhet dhe eliminimet politike nuk fshihen më prapa dyerve të mbyllura – janë bërë hapur, publikisht, në ekranin e televizionit.

Ky është sinjal i qartë se po rrëshqasim drejt autoritarizmit, ku institucionet nuk i shërbejnë qytetarit, por interesave të një grupi të vetëm.

Nëse mbyllim sytë para kësaj, atëherë jemi duke i hapur derën shkatërrimit të demokracisë.

A do të pranojmë të kthehemi pas? Apo do t’i rreshtohemi NDRYSHIMIT të vërtetë me 9 shkurt?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit