spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Krasniqi- Gashit: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së veprim që cenon raportet ndërshtetërore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut është veprim që cenon raportet ndërshtetërore.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Ai po ashtu ka kërkuar që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve.

“Pata kënaqësinë e veçantë të pres në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku folëm për zhvillimet aktuale në dy vendet tona dhe thellimin e bashkëpunimit mes nesh. Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut – veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve. PDK mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Kryetarit Gashi i urova punë të mbarë, që si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të ndihmojë në realizimin e ambicieve dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriut, Afrim Gashi, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Ai gjatë ditës është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit