Tri banoret e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xheneta, Lela dhe Anisa kanë kthyer shtëpinë në një rrëmujë të vërtetë.
Derisa banorët e tjerë ishin në gjumë, tri vajzat u zgjuan duke krijuar një ‘hallakamë’ në shtëpi.
Ato e nisën nga banorët të cilat i vizatuan atë përgjatë kohës që po flinin.
Tutje ato vazhduan edhe në banjo, ku shkruanin e vizatonin në pasqyrë duke lënë mesazhe për banorë. E përveç kësaj ato filluan edhe me tërheqjen e gjësendeve e karrigeve duke i zhvendosur nga vendet e duke i kthyer përmbys.