Pesë gra vriten çdo orë në botë dhe në të shumtën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuar dalin bashkëshortët, baballarët apo djemtë e tyre. Në Kosovë, që nga viti 2010 janë vrarë 58 gra.
Ndërsa sot, shënohet hapja e fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, ku gjatë këtyre ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme.
Fenomeni i dhunës mbi baza gjinore dhe dhunës në familje është konsideruar jashtëzakonisht i dëmshëm për shoqërinë e Kosovës.
Në vazhdimësi është kërkuar nga institucionet që të bëjnë më shumë për të adresuar këto raste dhe që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
Ndryshe, kujtojmë se Kosova ka bazë ligjore që synon që të parandalojë dhe të ndëshkojë kryesit e veprave penale që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën mbi baza gjinore.
Më 2020, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Konventën e Stambollit, marrëveshje ndërkombëtare e Këshillit të Evropës që synon parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, por edhe dhunën në familje.