Astrologia Meri Shehu dhe ish-konkurrentja e “Për Puthen” Alba Pollozhani janë përfshirë në një sherr në episodin e sotëm të “Trotuar”.
Kjo pasi Pollozhani e ka quajtur astrologen një person agresiv dhe sipas saj i bën njerëzit rreth saj të mos ndjehen të lirë për të folur për atë që duan.
Siç duket, kjo deklaratë e rëndë e ka inatosur Merin, ndërsa kjo e fundit ka lënë studion në mënyrë të menjëhershme.
Pjesë nga debati:
Pollozhani: Një nga personazhet që kemi në studio, Meri Shehu, është një person shumë agresiv. I bën edhe njerëzit rreth e përqark ndoshta që të mos ndihen të lirë të flasin.
Shehu: Isha objekt sulmi? Se nuk e kuptova. Më kë e kishte ti mi?
Pollozhani: Meri ti quhesh!
Shehu: Moj i keni dhënë… Ça i keni dhënë? Pse jam agresive unë?
Pollozhani: Me aq sa kam parë në televizor je agresive ti.
Shehu: Më falni mua, por unë nuk marr pjesë. Faleminderit që më keni thirrur. Të ketë opinion (Alba) në shtëpinë e vetë, jo këtu.