Sllovakia ka marrë vendim që nga janari i vitit të ardhshëm ta mbyll zyrën në Prishtinë, që u arsyetua me riorganizimin e rrjetit diplomatik.
Informacionet për situatën në Kosovë, kryeministri sllovak, Robert Fico, gjatë qëndrimit në Beograd, deklaroi se do t’i marrë nga ushtarët e vendit të tij që pas 15 vjetësh do të jenë pjesë e KFOR-it.
Fico në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi se vendi i tij do t’i dërgojë 150 ushtarë në Kosovë.
Ai e siguroi Vuçiqin se nuk do ta njohin asnjëherë shtetin e Kosovës edhe nëse ballafaqohen me presion ndërkombëtar.
Përveç Sllovakisë, Zyre Ndërlidhëse në Kosovë kanë edhe shtetet e tjera jonjohëse: si Rusia, Kina, Rumania dhe Greqia.