spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për rritje të sigurisë së punëtorëve

25-vjeçari Arbër Gërguri ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren.

Lidhur me këtë, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se një vdekje në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë.

Haradinaj u bënë thirrje ndërmarrësve që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve.

“Lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Prizreni na ka tronditur të gjithëve. Një jetë e humbur në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë ne.  Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e të ndjerit”. 

“Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve kurse për organet  kompetente institucionale ky rast është edhe një alarm se ata duhet të rrisin përgjegjësitë e tyre dhe të rrisin nivelin e implementimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit