Monday, October 14, 2024
spot_img

Motrat Berisha rrahën blogeren për të, e shkuara e “errët” e Mir Pepës; ‘kazanovës’ që mori mbiemrin e motrës së Oriola Marashit për t’iu fshehur drejtësisë

Mir Pepa, i cili ditët e fundit është cilësuar në media si biznesmen, para disa vitesh mori mbiemrin e ish të dashurës së tij Xhulia Marashi, motra e Oriola Marashit për t’iu fshehur drejtësisë.

Jetmir Pepa alias Jetmir Marashi është ‘kazanova’ shqiptar për të cilin përfundoi në spital Klea Prenga dhe u shpallën në kërkim motrat Mariela dhe Antonela Berisha.

Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.

Mirëpo Jetmir Pepa alias Marashi nuk është i panjohur edhe për policinë. Në korrik të vitit 2021 ai bashkë me Altin Gjokën, i shpëtuan një atentati në Tiranë.

Në kërkim u shpall autori i dyshuar i asaj ngjarje shtetasi Aldo Lamandi (Gj), dhe dy bashkëpunëtorët e tij Njazi Kulla dhe Besard Pashkaj.

Detaje si u masakrua blogerja Klea Prenga nga motrat Berisha:

Shkak për dhunën barbare që motrat Berishaj kanë ushtruar ndaj Klea Prengës ka qenë fakti që Mariela Berishaj dyshonte se Klea kishte raport intim me bashkëshortin e saj, Jetmir Pepa.

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në Tiranë, kur dy motrat i janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar tepër dëme.

Përpara policisë, Klea Prenga nuk ka dhënë arsye se përse është dhunuar.  24-vjeçarja ka zbuluar se regjistrimet e kamerave janë në duart e policisë dhe do të publikohen së shpejti. Policia ka kryer kontrolle për gjetjen e motrave Berishaj, por deri më tani nuk janë gjetur.  

Motrat Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit