Publikohen pamjet tronditëse të yllit të ndjerë britanik Liam Payne pak para se të ndërronte jetë. Në pamjet e publikuara nga DailyMail shihet duke u transportuar nga tre burra nëpër hollin e hotelit, disa minuta para rënies fatale nga një ballkon në katin e tretë.
Pamjet janë marr nga kamerat e sigurisë brenda hotelit “CasaSur Palermo” në Buenos Aires, ku Payne qëndronte.
Duke qenë i droguar, Payne, të cilit i kanë mbuluar fytyrën duket se është ngritur dhe tërhequr nga një trio punonjësish të hotelit – sipas një dëshmitari, ai kishte qenë duke “përjetuar konvulsione” në dyshemenë e hollit. Ai u dërgua, përmes ashensorit, në suitën e tij në katin e tretë.
Pyetja është, pse e lëvizen atë, nëse ai ishte kaq i sëmurë? Pse hoteli nuk thirri një ambulancë menjëherë?
Ora e shënuar në imazhin e fiksuar tregon 16:54:48. Çuditërisht, një fotografi e dytë e marrë nga kamerat e sigurisë jashtë dhomës së Liam tregon tre punonjësit dhe Payne-n në orën 16:54:37. Kjo do të thotë, që ata janë dukshëm 11 sekonda përpara se të jenë në holl, raporton “Daily Mail”.
Udhëtimi nga holli në katin e tretë merr të paktën 90 sekonda shkruan DailyMail. Dukshëm, të paktën njëra nga oraret është e pasaktë.
Raporti i toksikologjisë ka gjetur gjurmë alkooli, kokainë dhe antidepresivë me recetë në dhomën e këngëtarit të ndjerë.
Disa ditë pas funeralit të Payne, i cili u mbajt të mërkurën në Kishën Shën Maria në Amersham, Buckinghamshire, këto imazhe mund të ofrojnë një pamje më të qartë të asaj që ndodhi para aksidentit tragjik.