spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Vrasja me armë zjarri: Kapet pas disa ditësh arrati autori, ishte fshehur në një banesë të braktisur në bjeshkë

33-vjeçari Floridan Mulaj, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri shtetasin Artur Dauti më datë 22.11.2024 në fshatin Dojan të Tropojës ra sot në prangat e policisë.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Si ndodhi vrasja?

Të dy kanë qenë duke konsumuar alkool për një kohë të gjatë në një lokal që shërbente brenda një fabrike gështenje në Tropojë.

Pas pijes e sipër autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin ku Mulaj ka shkuar në shtëpi e ka marrë armën e zjarrit e më pas ka shtënë në drejtim të viktimës disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan. Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj. Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, sipas policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit