Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka njoftuar se partia e tij ka nominuar dy kandidatë për deputet, në Rahovec.
Selmanaj tha kandidatët e nominuar pas një tubimi janë ish- kryeministri Avdullah Hoti dhe aktivisti Enis Durguti.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi i’u përgjigja ftesës për bashkëbisedim me strukturën e nëndegës së LDK-së në Opterushë të Rahovecit.
Aty takuam njerëz të mirë e punëtorë, të cilët ishin të gatshëm që bashkë të punojmë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitoj sepse është alternativa e vetme për zhvillimin e Kosovës.
LDK në Rahovec ka nominuar për deputetë, dy kandidatë të jashtëzakonshëm, ish kryeministrin Avdullah Hotin dhe aktivistin e shquar Enis Durgutin.
Faleminderit për mikpritjen, njerëz të mirë të Opterushës.
Faleminderit, kryetar i degës, Burim Krasniqi