Thursday, October 17, 2024
spot_img

Beqa i PDK-së: Osmani dhe Kurti s’dinë ta përfaqësojnë shtetin

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

Beqa vlerëson se pavarësisht nga kush përfaqësohet Kosova jashtë vendit, duhet ta njeh kodin diplomatik.

Sipas tij, pushteti aktual s’ka treguar përfaqësim dinjitoz as brenda Kosovës, por as në arenën ndërkombëtare.

Ai thotë se vendi po udhëhiqet nga një partner i koalicionit të papërgatitur për udhëheqje.

“Qeverisja aktuale duke përfshirë përfaqësimin e Kurtit, përfaqësimin diplomatik të presidentes, nuk kanë treguar ndonjë përgatitje për përfaqësim të shtetit në mënyrë dinjitoze as brenda vendit dhe as në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht shteti udhëhiqet nga një partner i koalicionit i papërgatitur për ta udhëhequr vendin. Pa marrë parasysh se kush e përfaqëson Kosovën jashtë vendit duhet ta njeh kodin diplomatik për ta mbrojtur Republikën”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

1 COMMENT

  1. Po Bewo per me perfaqsue mire Shtetin duhet mos me diten asnji gjuhe te huaj,duhet mi pas 8 vite shkoll,duhet me pas çertifikaten e Hajnise sipas Iso standardeve.ky person mundet me perfaqsue shtetin dinjitetsgem si ti konkretusht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit