spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kërcënimi në rritje nga Rusia e Kina, shefi i NATO-s takohet me Donald Trump në Florida

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca”, ka thënë një zëdhënëse e organizatës të shtunën.

Takimi është zhvilluar të premten në Palm Beach, ka thënë kjo zyrtare përmes një deklarate.

Përgjatë mandatit të parë si president, Trump ka shtyrë përpara Evropën që të rrisë shpenzimet për mbrojtje.

Për NATO-n, aleancën e mbrojtjes nga e cila Donald Trump kërcënoi të largohej në vitin 2018, zyrtarët theksojnë se shumica dërrmuese e anëtarëve tani shpenzojnë 2 për qind të kërkuar të PBB-së për mbrojtje.

Rutte, ish-kryeministër i Holandës, ka thënë se dëshiron të takojë Trumpin menjëherë pasi ai ka fituar zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, për të diskutuar kërcënimin në rritje nga thellimi i raporteve në mes të Koresë së Veriut dhe Rusisë.

“Ajo çfarë shohim secilën herë e më shumë është se Koreja e Veriut, Irani dhe Kina, si dhe Rusia, natyrisht, janë duke punuar së bashku kundër Ukrainës”, ka thënë së fundmi Rutte në një takim të liderëve evropianë në Budapest.

“Në të njëjtën kohë, Rusia duhet të paguajë për këtë, dhe një prej mënyrave është përmes dërgimit të teknologjisë në Korenë e Veriut”, ka thënë Rutte, duke shprehur shqetësimin se një praktikë e tillë po kërcënon “tokën amerikane dhe kontinentin evropian”.

Rutte konsiderohet si një prej liderëve që ka pasur marrëdhënie shumë të mira përgjatë mandatit të parë të Trumpit si president, në periudhën 2017-21./

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit