spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Në selinë e LDK-së vendoset pllakë përkujtimore e Xhemail Mustafës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, është shpalosur pllaka dhe portreti përkujtimor i tij, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku thotë se portreti i Xhemail Mustafës i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, qëndron si kujtesë e fortë e themeleve të forta të Republikës, mbi të cilat themele detyrohen ta bëjnë të ardhmen që pret për të gjithë.

Postimi i tij i plotë:

Në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, shpalosëm pllakën dhe portretin përkujtimor të tij, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën Berianën e djalin Besianin, së bashku me vëllaun Ganiun, Gemin e vogël, së bashku me Erolidën e Kushtrimin, kujtuam Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci. Trashëgimia e tij politike do të ekojë në brezni!

Xhema i vjetër u morr nga familja herët e padrejtësisht në hyrje të banesës së tij; Xhema i ri, na shfaqet secilën ditë tek Besiani sot – një mik, një profesionist e një patriot i kohës sonë!

Portreti i Xhemail Mustafës i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, na qëndron si kujtesë e fortë e themeleve të forta të Republikës, mbi të cilat themele deryrohemi ta bëjmë të ardhmen që pret për ne!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit