spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Osmani: Vrasja e Xhemail Mustafës mbetet një plagë e hapur, drejtësia duhet të vihet në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Xhemail Mustafën në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

E para e vendit e ka quajtur Mustafën njeri të jashtëzakonshëm, aktivist politik dhe intelektual.

Ajo tha se vrasja e Mustafës, mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend.

“Në 24-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt, Xhemail Mustafën, një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike”, shkroi presidentja në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit