Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas padisë së ministrit të Bujqësisë, Faton Peci ndaj zyrtarëve të partisë së saj.
Ajo tha se kjo padi erdhi pasi dy pjesëtarët e Forumit të Rinisë së LDK-së “zhveshën plotësisht nepotizmin me subvencione”.
“Këta shpërfaqën hipokrizinë e dikurshme të atyre që bërtisnin si “paraja publike duhet mbajtur larg familjarëve”. Këta djem, jo që nuk zbrapsen nga kallëzimet penale, jo që nuk i japin ‘5 pare’ për sulmet e kota të pushtetit, por kam “drojën” që veçse e morën një INFUZION shtesë për t’a demaskuar komplet qeverinë”, shtoi ajo.
“Paris & Egzon, na keni mbrapa! PRIJINI BETEJËS KUNDËR”.