Diana Tahiri ishte padyshim një nga banoret më të dashura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo nisi rrugëtimin që në natën e parë të spektaklit, por iu desh ta ndërprejë të martën për arsye familjare.
Javën e kaluar, motra e Dianës hyri për ta njoftuar se gjendja shëndetësore e babait të tyre nuk është e mirë, por që publiku vuri re se në fakt ajo mund të ketë hyrë për t’ia bërë me dije se nuk e duan Arionin.
Diana që nga dalja nuk u deklarua. Por, sot theu heshtjen, ajo edhe bëri thirrje që të votohet Arioni, duke publikuar një foto të tij.