spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Rasti “Kobra”, flet babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret te vëllezërit

Babai i viktimës Visar Cengut, Behar Cengu gjatë shqyrtimit gjyqësor që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se arma nuk përdoret tek “vëllezërit”.

Cengu gjatë fjalës së tij para trupit gjykues tha se edhe pse ka punuar si ushtarak asnjëherë nuk i ka shkuar në mendje ta përdorë armën tek “vëllezërit e tij”, pasi siç tha arma përdoret për gjëra të tjera.

“Jam i dëmtuar në atë farë feje që s’mundem me nejt në këmbë. Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, dhe kemi prit me qindra njerëz dhe kurrë nuk ka shku mendja me bo një gjë të tillë, por jam ushtarak që nga viti 1990 e deri më sot dhe prapë punoj ushtarak dhe arma kurrë nuk përdoret tek vëllai i vet, tek njerëzit e vet. Ne jemi të përgatitur për tjera gjëra”, ka thënë babai i viktimës, Cengu.

Ndryshe, biznezmeni Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” para gjykatësit tha se nuk ndihet fajtor për rastin në të cilën po akuzohet.

“Kobra” akuzohet për vrasjen e Visart Cengut.

/GazetaKosova/

Drag and drop or browse
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit