spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, reagon Meta

Ish-anëtari i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka thënë të enjten se pas votimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025 mund të priten zhvillime të reja politike, duke përfshirë lëvizje të grupit të presidentes Vjosa Osmani drejt LDK-së.

“Pas votimit të Buxhetit pritet rrjedha të reja. Mua po më vijnë informacione se grupi i Vjosa Osmanit është në bisedime për kthimin në LDK. Brenda dy ditëve ka gjasa që një pjesë e tyre të dalin publikisht në LDK”, ka deklaruar Dërguti.

E pas kësaj deklarate, ka reaguar sot deputeti i Listës Guxo, Burim Meta.

Ai në një postim në Facebook shkruan se kjo deklaratë e Dërgutit është e pavërtetë.

“Nuk pe di këto dy ditë a i ka llogaritë prej ditës së djeshme apo prej të sotshmes?! Si do që të jetë, absolutisht një e pavërtetë, por e mira e kësaj të pavërtetë është që është jetëshkurtër!

Një urtësi amerikane thotë: sapo të marrësh mundin të arsyetohesh, gjysmën e fajit veç e ke pranuar!!!”, shkruan ai.

/GazetaKosova/

Drag and drop or browse
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit