spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Vuçiq: Nuk pres reagim nga KFOR-i për kalimin ilegal të kufirit të policëve të Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “nuk e pret reagimin e KFOR-it ndaj “kalimit ilegal” të një grupi pjesëtarësh të armatosur të Policisë së Kosovës” pranë fshatit Qirkoviq në vijën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por se “pret reagimin e Amerikës”.

“Amerikanët e dinë që Kurti këtë e ka porositur me qëllim. Ai ka pritur se kjo do ta sillte në konflikt NATO-n me Serbinë. Herën tjetër do të reagojmë në përputhje me rregullat e plota të shërbimit”, edhe një herë kërcënon Vuçiqi me deklarata dramatike, me qëllim të largimit të opinionit serb nga protestat masive që po ndodhin kohëve të fundit kundër tij në Serbi.

Sipas fjalëve të tij, “ai do të kërkojë nga amerikanët të tregojnë nëse ai ka të drejtë kur thotë se ky është një provokim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

Ministria serbe e mbrojtjes ka dje ka pretenduar se “një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kryer një kalim të paautorizuar të vijës administrative ndërmjet Serbisë qendrore dhe Kosovës në afërsi të fshatit Qirkoviq” dhe “e ka dënuar këtë veprim si provokim të rrezikshëm dhe kërcënim për paqen”.

Mirëpo, Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar këtë propagandë të ministrisë serbe të mbrojtjes se policët e tyre kanë kaluar vijën kufitare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - LL2 Travel Agencyspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit