spot_img
Thursday, October 17, 2024
spot_img

Dy aksidente të frikshme mbrëmë në autostradë – Tetë të lënduar

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mbrëmë në autostradat e vendit, në më pak se dy orë. Nga këto aksidente, kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Aksidenti i parë ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Vërmicë, ku janë përfshirë tri vetura.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, aksidenti tjetër ndodhi në autostradën “Arbën Xhaferi”. Në aksident u përfshin dy vetura, ku të lënduar mbetën katër persona

“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘ArbërXhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, ka konfirmuar Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit