spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Babai i të miturit që dyshohet se e vrau 14-vjeçarin në Tiranë: Dhimbjen time e di Zoti lart

Shqipëria është tronditur nga vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u ther për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, shumë pranë shkollës ku vijonte mësimet në Tiranë.

I dyshuari në lidhje me këtë rast është 14-vjeçari, Mario Përlleshi.

Në lidhje me rastin, është deklaruar babai i të dyshuarit Mario Përlleshi, Ndue Përlleshi.

Në një prononcim për Top Channel, ai ka thënë se është shumë i shokuar për ngjarjen e se ndan dhimbjen me familjen Cani.

Ai është shprehur i indinjuar për trajtimin dhe lajmet që janë bërë për djalin e tij.

“Ku e dini ju dhimbjen tonë? T’iu shpreh dhimbjen juve? Apo familjes që ka hallin dhe ka hallin përgjysmë me mua”, është shprehur babai i autorit të dyshuar.

Ndue Përlleshi, i ati i djalit që akuzohet për vrasjen e Martinit ka thënë se është shumë i lënduar dhe i vrarë në shpirt për 14-vjeçarin që ka vdekur dhe atë që ka ndodhur.

“Dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im dhe çdo njeri që me njeh mua, dhimbjen që kam unë tani. Sepse fatkeqësinë e kam përgjysmë”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit