spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

A u favorizuan vëllai dhe daja i Fitore Pacollit? – Peci: Nuk kemi mundur të bëjmë diskriminime!

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u është përgjigjur kritikave për grantet e dhëna prej 100 mijë eurove për vëllain dhe dajën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacollit.

I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se a janë favorizuar familjarët e Pacollit ngaqë janë me Vetëvendosjen, Peci ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk është favorizuar askush, porse në këtë rast nuk kanë mundur të bëjnë diskriminime.

“Nuk është favorizuar askush. Nuk mund të diskriminohet askush. Kjo do të thotë se as nuk është favorizu, por as ne nuk mundemi me i thane që ti nuk mundesh me qenë përfitues i grantit përderisa je Vetëvendosje”, ka thënë Peci.

Peci ka thënë se qytetarët nuk mund të diskriminohen veçse janë me VV-në, ngaqë sipas tij, kjo do të përbënte ‘diktaturë’.

“Për VV kanë votuar 438 mijë qytetarë, do të thotë janë 120 mijë emra përfitues. Prej 120 mijë emrave nëse ne themi kushdo që ka votuar në zgjedhjet e fundit, VV nuk mundet me qenë përfituese e subvencioneve dhe granteve, kësaj era i vjen diktaturë”, ka thënë Peci. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit