Një lajm i mirë është publikuar nga fshati Akrashticë i Vushtrrisë.
Shtëpia e Sabri Beqirit nga ky fshat është përfunduar me sukses.
“Të nderuar bashkëfshatarë,
Me kënaqësi ju njoftojmë se shtëpia e Sabriut është përfunduar me sukses. Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ju që na ndihmuat, qoftë me punë, me ndihma materiale apo me mbështetje shpirtërore”, shkruan në njoftim.
Tutje, thuhet se, “kontributi juaj ka qenë i pazëvendësueshëm dhe dëshmi e vlerave të larta që na bashkojnë si komunitet. Ju faleminderit nga zemra!
Këshilli Organizativ”