spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Haxhiu: Vjosa Osmani nuk e meriton që PDK-ja t’i qëndrojë në seancë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur për deklarimet e presidentes Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit.

Teksa foli për bojkotin e fjalimit të presidentes nga ana e kësaj partie, Haxhiu tha se Osmani nuk e meriton që PDK-ja t’i qëndrojë në seancë.

“Ne si parti Demokratike edhe përmes një komunikate për media i kemi listuar disa arsye që nuk e meriton Osmani që Grupi Parlamentar i PDK-së ku ajo sipas ligjit e bënë raportimin vjetor. Ajo çka pamë pastaj ishte më shumë një shfryrje e saj për shkak të problemeve që tani i ka krijuar me Kurtin. Ky është niveli në të cilin ka degraduar gjendja në institucionet kryesore të shteti, përkundër kësaj Vjosa Osmani nuk mund të amnistohet për gjendjen në të cilën është degraduar Kosova, për sanksionet ndërkombëtare, për mundësin që ika kanë humbur Kosovës që të ketë njohje të reja, një përfaqësim skandaloz në politikën e jashtme të kësaj qeverie dhe të vetë presidentes”, ka thënë Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit