spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Administrohen provat materiale në gjykimin ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi

Në seancën e së enjte është bërë administrimi i provave materiale në gjykimin ndaj Jeton e Nexhat Vllasaliu, të cilët po akuzohen për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi.

Në këtë seancë, si prova materiale të prezantuara nga prokuroria u dëgjuan dhe u lexuan dy përmbajtje të CD-ve nga përgjimet ligjore dhe transkriptat e tyre sipas dy urdhëresave të gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me dëgjimin e përgjimeve, mbrojtësi i të akuzuarit Jeton Vllasaliu, avokati Ndrec Doda paraqiti vërejtje duke thënë se kjo provë nuk vërteton asgjë nga pretendimi i prokurorisë se këtu kemi të bëjmë me bashkëkryerje.

“…ketu u vërtetua një interpretim i gabueshëm nga kjo provë. Nuk dëgjuam asgjë se si është kryer vepra, ku është kryer vepra, kur është kryer vepra, këtu vetëm flitet për gjetjen e kufomës dhe asgjë tjetër”, tha avokati Doda.

Pas kësaj, me kërkesë të prokurorit të rastit Armend Hamiti, është bërë incizimi i seancës gjyqësore.

Tutje, seanca ka vazhduar me leximin edhe të provave të tjera materiale, monitorimi i bisedave në burgun e sigurisë së lartë, raporti mjekoligjor, raporti nga Institutit Psikiatrik dhe Forenzik për ekzaminimin psikiatrik dhe psikologjik për të akuzuarin Jeton Vllasaliu, raportet e ekzaminimit të AND-së nga Agjencioni i Kosovës për Forenzikë si dhe fotografitë tjera të cilat janë në shkresat e lëndës.

Seance e radhës u caktua për një datë tjetër ku pritet që të akuzuarit ta japin mbrojtjen e tyre.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Nexhat Vllasaliu, avokati Shemsedin Piraj u deklarua lidhur me provat e elaboruara në këtë shqyrtim gjyqësor, duke theksuar se nga këto prova që u shtjelluan, sipas tij, asnjëra nga to asnjëra provë as në menyrë direkte as indirkete nuk e implikon të njejtin në veprimin inkiminues.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Të njëjtit, po ashtu ngarkohen me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit