spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

“Njeri i vitrave” dhe “Mashtrues i të varfërve” – Pacolli reagon ashpër pas këtyre akuzave

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj disa akuzave të fundit që e kanë quajtur “njeri të vitrave” dhe “mashtrues të të varfërve”.

Ai e ka cilësuar këtë sjellje si të padrejtë dhe të pahijshme, duke e përshkruar si një sulm nga individë arrogantë dhe të pasjellshëm që nuk mund të durojnë veprimet humanitare të të tjerëve.

Pacolli tha se këto akuza janë të pabaza dhe shpifje, dhe i kujtoi publikut kontributet e tij të shumta për zhvillimin e vendit.

Ai deklaroi se që nga viti 2006, ka kontribuar me fonde personale në vlerë prej mbi 43 milionë eurosh, duke investuar në ndihma për ndërtimin e infrastrukturës, rrugëve, shkollave, shtëpive për ata në nevojë, si dhe projekte të tjera në interes të shoqërisë.

“Kam dhënë mbi 43 milionë euro për të ndihmuar ngritjen e infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve, shtëpive për ata që kanë nevojë, shkollave, fakulteteve, monumenteve dhe shumë më tepër. Këto janë fakte të dokumentuara dhe nuk ka njeri që mund të dëshmojë që ka kontribuar më shumë se unë”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu shtoi se njerëzit që po e akuzojnë nuk mund të pretendojnë se kanë kontribuar ndonjëherë, edhe me 100 euro, nga burimet e tyre personale.

Pacolli tha se veprimet e tij kanë qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të zhvillimit të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit