spot_img
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Endrit Shala, kandidat për deputet, Limaj: Është koha që ai të rikthehet në Parlament, do të jetë zë i fuqishëm

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka njoftuar se Endrit Shala do të jetë kandidat për deputet.

“Endriti ka qenë shtylla e palëkundur e NISMA Socialdemokrate që nga fillimet e saj. Përgjatë viteve, ai ka dëshmuar se është më shumë se një politikan – ai mbi të gjitha është një mik, një bashkëpunëtor i besueshëm dhe një përfaqësues i denjë i interesave të qytetarëve të Kosovës.”

Limaj ka thënë se Shala ka treguar “përkushtim të jashtëzakonshëm, integritet të lartë dhe guxim të pakompromis në mbrojtjen e interesave të popullit dhe të shtetit tonë”

“Si ish-ministër, deputet dhe shef i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Endriti ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm, integritet të lartë dhe guxim të pakompromis në mbrojtjen e interesave të popullit dhe të shtetit tonë. Për vite me radhë, kemi punuar krah për krah, duke ndarë sfidat më të mëdha dhe duke ndërtuar së bashku një vizion për një Kosovë më të drejtë, më të fuqishme dhe më të zhvilluar.”

“Endriti është simbol i ndershmërisë dhe besnikërisë – jo vetëm ndaj partisë sonë, por edhe ndaj qytetarëve të këtij vendi. Ai ka qenë zëri i fortë i NISMA-s në Kuvend dhe tani është koha që ai të rikthehet, për të qenë ai zë që i mungon Parlamentit. Unë jam krenar që Endriti përfaqëson NISMA-n dhe qytetarët e Kosovës. Jam i bindur se ai do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm për ju dhe një përfaqësues i denjë i besimit tuaj.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit