spot_img
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Mirlinda Krasniqi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, ja si e presin mbështetësit e LDK-së

Zyrtarja e LDK-së, Mirlinda Krasniqi, e ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete në zgjedhjet e 9 shkurti.

Zyrtarizimi i kandidaturës se saj ëshët bërë në tubimin e djeshëm që kryatri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pasur në Fushë Kosovë.

Në një video që e ka postuar në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka publikua momentin e prezantimit nga kryetari i LDK-së.

Aty dëgjohen ovacionet e shumta të përkrahjeve të LDK-së për Krasniqin, e cila është asamblistja më e votuar në Komunën e Fushë Kosovës.

Ajo ka falënderuar partinë për besimin që ia kanë dhënë.

“Me nder dhe përgjegjësi të madhe, ju njoftoj se jam kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky vendim buron nga besimi i palëkundur në potencialin e vendit tonë dhe dëshira ime për të kontribuar në ndërtimin e një Kosove më të drejtë, më të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë. Faleminderit nga zemra Lidhjes Demokratike të Kosovës për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Po ashtu, falenderoj çdo qytetar të Fushë Kosovës që më besoi si asambleistja më e votuar”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Ajo beson se me angazhim dhe bashkëpunim mund të sjell ndryshime të mëdha dhe pozitive.

“Ky është një nder i madh dhe një motivim për të vazhduar me përkushtim dhe energji këtë rrugëtim politik. Unë besoj fuqimisht se, me angazhim dhe bashkëpunim, mund të sjellim ndryshime të mëdha dhe pozitive për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të barabartë për të gjithë. Me respekt dhe përkushtim”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit