spot_img
Tuesday, December 3, 2024
spot_img

Ish-ushatarku në Kroaci,flet për armatimin e FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka shpërndarë një video në Facebook ku prezanton furnizimet më të fundit me armatim për Ushtrinë e Kosovës. Ai ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së të martës ka vizituar një nga depot e FSK-së, ku janë depozituar armatimet më të reja.

E lidhur me këtë, ish-ushatarku në Kroaci, Esad Çollaku ka thënë se Kryeministri Kurti nuk do të duhej të e bënte ekspozimin e armatimit, sepse ky armatim d.m.th vetëm një armë më të përsosur sesa në të kaluarën, asgjë më shumë.

Çollaku u shpreh se është ndjerë “i tmerruar” me ekspozimin e armatimit nga kryeministri, madje ai krahasoi se një person i thjeshtë qytetar në Amerikë mban në shtëpi private armatim edhe më të avancuar sesa FSK-ja.

“Kryeministri Kurti nuk ka njohuri të armëve, por me keqardhje e them se prezantimi i armëve nga ai kjo është plasim në media për vizitën e tij në depotë e FSK-së, është fushatë elektorale.  Armët e ekspozuara në media, e bënin edhe forcat serbe kur djemtë kosovar e bartnin me gomar e mushka e kuaj e bartnin nga Shqipëria në Kosovë, dhe një pjesë e tyre binin në duart e serbëve, atai ekspozonin në të njëjtën mënyrë se çfarë armatimi ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Si veteran dhe i rritur me TMK, Jam tmerruar me këto incizime, dhe mos përcjellja adekuate e njohurisë ushtarake dhe me pajisje të tjera të cilat do ti kemi në mbrojtje në rast të cënimit të integriteti i Kosovës. Është llapsus i madh i Kurtit sepse këto armë të këmbësorisë, këto armë në Amerikë i mbajnë në shtëpi private. Nuk po i nënvlerësojë por duhet të jenë tejet sekrete, duhe të sillen brenda ushtrisë. Arma këmbësorike nuk e tregon forcën mbrojtëse, por e tregon vetëm një ushtar i jonë mund ta ketë një armë më të përsosur se në të kaluarën”, u shpreh Çollaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit