Aktori Paul Teal, i njohur nga seriali i dashur për adoleshentët “One Tree Hill”, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 35-vjeçare, pas një beteje shtatë mujore me kancerin e pankreasit.
Vdekja e tij u njoftua përmes një deklarate të agjentit të tij, i cili foli për talentin dhe mirësinë e jashtëzakonshme të Paulit, duke theksuar se boshllëku që ai lë pas do të ndihet fort.
E fejuara e tij, Emilia Torello, e njoftoi humbjen në një postim emocionues në Instagram, duke e quajtur Paulin “personi më i zhytur në mendime, frymëzues, dinamik, i disiplinuar dhe i dashur”.
“Paul, ti ishe shpirti im binjak, burri im i ardhshëm, shkëmbi im dhe e ardhmja ime. Më mbushe mushkëritë me të qeshura, barkun me flutura dhe zemrën me dashuri. Ti luftuve me guxim pa dështuar. Do të të dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo.