Policia e Kosovës ka ndaluar sot punimet në asfaltimin e rrugëve në lagjen e quajtur “Lugina e Diellit në Zveçan.
Kossev ka raportuar se ndërprerja e punimeve është bërë për shkak që kompania s’kishte leje pune.
Sipas Kossev në këtë vendbanim, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe (KPS) kanë nisur në vitin 2016 ndërtimin e 300 njësive banesore në një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, të destinuara për personat e zhvendosur nga komuniteti serb nga Kosova.
Ky investim është raportuar se kapë vlerën prej 14 milionë euro.
Marrëveshja për ndërtimin e vendbanimit të të kthyerve është nënshkruar në vitin 2015 nga “Zyra për Kosovën” e Qeverisë së Serbisë, Eparkia e Kishës Ortodokse Serbe e Rashkës dhe Prizrenit dhe organi i përkohshëm komunal Zveçan në kuadër të sistemit serb.
Bazuar në informacionin e disponueshëm në faqen e këtij vendbanimi, lokacioni më i gjerë mbulon një sipërfaqe prej 24 hektarësh tokë, shkruan ky portal.