Opinioni shqiptar u trondit nga vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë.
Lidhur me këtë incident të hidhur ka reaguar edhe imami i njohur shqiptar, Labinot Maliqi.
Duke shprehur ngushëllimet e tij, Maliqi ka lutur hoxhallarët e Shqipërisë të flasin më shumë kundër vrasjeve dhe dukurive negative në shoqëri, shkruan IndeksOnline.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Martinit. Zoti e mëshiroftë!
I lus hoxhallarët e Shqipërisë të flasin më shumë kundër vrasjeve e dukurive tjera negative që po ndodhin në shoqëri. Mjaftë u murrët me të rejat nga Kosova, ndërkohë që kriminaliteti po lulëzon çdo ditë e më tepër para syve tuaj. Nëse shqetësimi për Kosovën është kaq i madh, ejani dhe shërbeni si imam këtu, ose shtoni intensitetin e urdhërimit në të mirë e këshilloni largimin nga e keqja shoqërinë ku jetoni”, shkroi Maliqi.