spot_img
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Pse funksioni AUTO nuk është një opsion i mirë në mjegull?!

Veturat moderne janë të pajisura me një numër sensorësh, duke përfshirë ata që monitorojnë nivelin e ndriçimit jashtë automjetit.

Kur, për shembull, zgjidhni funksionin Auto në çelësin pranë timonit, dritat do të kalojnë automatikisht nga dritat e ditës në dritat e ulëta ose edhe dritat e gjata (nëse e keni këtë opsion).

Por, me funksionin Auto, ekziston një problem, dhe ai është – mjegulla.

Sensorët monitorojnë vetëm nivelin e dritës jashtë automjetit, por nuk mund të zbulojnë nëse jeni duke vozitur në mjegull.

Për këtë arsye, me funksionin Auto të ndezur, mund t’i lini të ndezura dritat e ditës, të cilat ndriçojnë rrugën në mënyrë joadekuate, ndërsa drita e pasme nuk ndizet në shumicën e modeleve.

Kjo është arsyeja pse ju nuk jeni të dukshëm në mjegull, nga përpara dhe mbrapa. Gjithashtu, ndriçimi i përparmë nuk do të jetë adekuat gjatë vozitjes nëpër mjegull.

Prandaj, në mjegull, është më mirë të zgjidhni opsionin e rrezeve të ulëta dhe të ktheheni në funksionin Auto vetëm kur situata të qetësohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit