spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

De Ligt në probleme, rrezikon edhe burgun

Matthijs De Ligt po hetohet nga policia gjermane.

Sipas së përditshmes Bild, qendërmbrojtësi u përfshi në një aksident, ku dyshohet se lojtari goditi një makinë pranë klubit të Bayernit dhe vazhdoi rrugën, pa u ndalur në vendngjarje.

Sipas të njëjtit burim, në aksident ka qenë një dëshmitar i cili ka njoftuar policinë.

Duhet theksuar se De Ligt është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa automjeti tjetër është dashur të tërhiqet nga rruga.

Fakti që De Ligt u largua nga vendi i ngjarjes mund të komplikojë situatën për holandezin. Futbollisti mund të dënohet deri në tre vjet burg.

Megjithatë, dënimi më i zakonshëm në këto lloj rastesh është gjoba e majme.

Deri më tani, as De Ligt dhe as Bayern nuk kanë komentuar për këtë çështje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit